Me pasion për qytetin, me vizion për zhvillimin urban dhe me përkushtim ndaj interesit publik, prezantojmë kandidaten për deputete në qarkun e Durrësit, Jona Osmanin. Një profesioniste e spikatur në fushën e arkitekturës, pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës, e përzgjedhur nga procesi i hapur me mbi 700 aplikime e portalit “Deputeti që duam” i PS, Jona është me origjinë çame dhe thotë se vendimin për angazhimin politik e mori pas lindjes së vajzës, që në këtë periudhë fushate është vetëm 4 muajsh.