Gjatë një telefonate me Ronaldon dhe Shpatin, Nita zbuloi arsyen se pse nuk u bë pjesë e “Kepi i Vipave”. "Kepi i Vip-ave", një reality show që do tju mbajë të gozhduar pas ekranit me kuriozitetin se si secili prej tyre do të sillet në këtë bashkëjetesë unike, PA RREGULLA. Personazhet do të kalojnë bashkë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë, do të udhëtojnë, do të festojnë, do të qeshin por edhe do të qajnë me surpriza të papritura. Por nuk do të mungojnë as vizitat nga miq të veçantë gjithashtu të famshëm, me të cilët do të mbyllen situata të vjetra, do të përballen, apo do të hapin situata të reja. Bashkëjetesa mes tyre do të gjenerojë situata të forta, intriga, xhelozi, dashuri, etj. Moderatore: Kiara Tito Autore: Olsa Muhameti