Bujar Nishani është në muajt e fundit të presidencës, por kjo nuk do të thotë se mes tij dhe kryeministrit mund të ketë paqe. Presidenti i ka refuzuar kreut të qeverisë një propozim të rëndësishëm, emërimin e Jeronim Bazos për një mandat të dytë në krye të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.