Në 15-vjetorin e hapjes së Shkollës së Magjistraturës, Presidenti Bujar Nishani kërkoi forcim të besimit tek drejtësia jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga vetë pjesëtarët e saj. Duke dhënë mesazhin e promovimit të vlerave pozitive dhe të njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, Presidenti Nishani theksoi se kjo është e vetmja mënyrë për të kthyer besimin edhe tek vetë gjyqtarët.