Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani shprehu keqardhje që u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa u shpreh se do të kishte dashur të merrte edhe votat e opozitës. Nishani shtoi se do të kërkojë edhe bashkëpunimin e Partisë Socialiste gjatë mandatit të tij.