Familjet e Unazës së Madhe kanë filluar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për t’u zhvendosur në banesat sociale në Shkozë apo për të përfituar shpronësimin ose bonusin e qirasë për tre vite. Nga Asambleja e Forumit të Gruas Socialiste të Tiranës, Veliaj theksoi se sot disa prej familjeve të Unazës u strehuan në banesa sociale.