Ka nisur shembja e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë. Gjimnazi u ndërtua në vitet ’60, ndërsa do të jetë shkolla e parë që do të rindërtohet pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas vlerësimit nga ekspertët u vendos se shkolla duhet shembur. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha pak ditë më parë se shkolla, ku edhe ai ka studiuar do të shembet për t’u ndërtuar më e madhe dhe më e fortë.