Ka përfunduar faza e parë e anketës së faqes së internetit të Top Channel, e cila i dedikohet “Personazhit të vitit”. Publiku ka votuar personat e dëshiruar dhe në këtë fazë të dytë, që nis nga 22 dhjetori, emrave të tyre u shtohen edhe propozimet e Departamentit të Informacionit.