Kryeministri Edi Rama merr pjesë në nisjen e procesit të vaksinimit në Qarkun e Shkodrës. Vendi i përzgjedhur është pallati i sportit “Qazim Dervishi” ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar stadiumin “Loro Borici”. Kryebashkiakja Voltana Ademi e kundërshtoi pistën e stadiumit me justifikimin se dëmton vazhdueshmërinë e ekipit të futbollit Vllaznia. Të paret që po vaksinohen janë bluzat e bardha të spitalit rajonal të Shkodrës.