Viti shkollor 2020-2021 nuk do të jetë i zakonshëm as për nxënësit dhe as për mësuesit. Rreth 3 javë para nisjes së mësimit shkollat tashmë janë “pushtuar” nga ekipet e dezinfektimit, një proces ky që me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë periodik.