I ftohti siberian, i përplasur mbi Europë në dalje të dimrit, ka marrë 24 jetë njerëzish. Të paktën 9 vdekje raportohen në Poloni, 4 në Francë, 5 në Lituani, 3 në Republikën Çeke, 2 në Rumani dhe 1 në Itali. Në mesin e viktimave të frontit të acartë është dhe një e moshuar franceze, e cila u gjet pa jetë përpara dyerve të azilit ku qëndronte, si dhe një 83-vjeçare rumune, që dergjej në mes të rrugës, e mbuluar nga bora.