Rasti i tre fëmijëve në Durrës është një kambanë alarmi që duhet të zgjojë jo vetëm opinionin publik, por mbi të gjitha institucionet përgjegjëse, të cilat rezultojnë se e kanë pasur dijeni për situatën prej muajsh, por kanë reaguar vetëm pasi gjithçka u bë publike. Institucionet e dinin prej muajsh gjendjen e fëmijëve, por reaguan vetëm pasi ngjarja u bë publike. Shkolla i kishte referuar fëmijët tek shërbimi social që më 11 nëntor 2025, dhe ai institucion deklaron se i ka ofruar ndihmë nënës, por ajo nuk e pranoi, duke u përpjekur vetë për t’i mjekuar dhe rritur fëmijët.