Në emisionin e plotë ndoqët: Në pjesën e parë ishte avokati Indrit Sefa i cili ka folur për situatën politike në vend si vendimin e KAS për regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhje Në pjesën e dytë ishin Aldo Bumçi si dhe Analisti Ben Andoni të cilët kanë folur për situatën politike si dhe bashkimin e Metës me Berishën në koalicion Në pjesën e tretë ishin Dorian Halili, Arben SHkodra, Majlind Lazimi si dhe Vasil Bedinaj të cilët kanë folur për rritjen e pagave dhe kuishtet e Ramës për privatin Në pjesën e katërt ishte Fatmir Çollaku i cili ka folur për propozimin e Ramës për kreun e SHISH, kush është Vlora Hysenaj Në pjesën e pestë ishte gazetari Albinot Maloku i cili ka zbuluar detajet nga takimi në Ohër i Kurti dhe Vuçiç Në pjesë e gjashtë ishin Edlira Çepani si dhe Vjollca Pustina të cilat kanë folur për arrestimin e nënës lehonë dhe gabimin e policisë