57-vjeçari Qamuran Hirda nga Shkupi i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç ( boshnjak) ka nisur udhëtimin me biçikletë nga Shkupi me destinacion final Mekën(është nisur me 1 prill). Momentalisht ai ndodhet në Arabi ku po vazhdon rrugëtimin e tij me biçikletë. Ai ka kaluar permes Tuqisë dhe i ka bërë pershtypje që në qytetet si Bursa, Inegol e disa më të vegjël ka takuar shumë shqiptar ku të përmalluar për gjuhën shqipe dhe vendin tonë i flisnin dhe e përshëndesnin me shumë dashuri e me mikëpritje duke i parë flamurin shqiptar që ka në biçikletë. Gazetare: Luçiana Hulej