Nga selia e PD-së në qeverinë e Ramës/ Besart Kadia emërohet te ‘Financat’, zëvendës i Anila Denaj
12/11/2020 12:15

5 muaj para zgjedhjeve Edi Rama ka vendosur të rifreskojë kabinetin e tij në rang zëvendës ministrash. Lëvizja më e fundit ndodhi në Ministrinë e Ekonomisë ku eksperti i kësaj fushe Besart Kadia u emërua si zëvendës i Anila Denaj, më të cilën jo pak herë u përplas në studio televizive. Vendimi i Kryeministrit, prodhoi shume zhurmë në media jo vetëm se eksperti Kadia ne publik ishte kritik me qeverinë , por edhe sepse e shkuara e të zgjedhurit më të ri të kabinetit Rama 2 mban me shumë funksione në oborrin e selisë blu sesa kampin rozë. Besard Kadia është një nga 24 koordinatorët që Lulzim Basha prezantoi me shumë bujë në vitin 2014. Por, jo vetëm, ai ishte anëtar i një prej forumeve më të larta të partisë, Këshilli Kombëtar si dhe drejtoi sekretariatin për “Sipërmarrjen e lirë”. Krahas kontributit në Partinë Demokratike emri i Kadiës nuk u pa në listën e Lulzim Bashës në 2017, ndërkohë eksperti nuk kurseu kritikat shpesh herë as ndaj Partisë Demokratike duke kërkuar shkrirjen e departamenteve dhe një qëndrim më radikal të lidershipit. Promovimi i Besart Kadisë nga Edi Rama nuk u prit nga selia blu, e cila risolli në vëmendjen e publikut dokumentin e shkarkimit të ekspertit të ekonomisë nga të gjitha funksionet në PD në nëntor të vitit 2019. Lulzim Basha e justifikoi asokohe vendimin e përjashtimit me përfshirjen e Besard Kadisë në lëvizjen e re politike “Alternativa” si dhe dhe bindjen se informacionet e verifikuara nga selia blu, rezultonte se ajo financohej nga burime te dyshimta të klientëve preferencial të qeverisë.

Top Channel/ Mesazhe nga Bundestagu/ Peter Beyer: Reforma në drejtësi mbetet sfidë për integrimin
10/03 15:23
Top Channel/ PD akuza ndaj Ramës, Bardhi: Po përdor Gjykatën e Lartë kundër SPAK
10/03 15:20
Top Channel/ “Plas grushti” në PD e Shkodrës, debate e përplasje fizike për kryetarin e degës
10/03 12:19
Top Channel/ Nderohen dy nipërit e aktorit me famë evropiane, Rama: Njeri i mrekullueshëm që…
09/03 18:14
Top Channel/ Berisha: Rama mbrojti veten! Më 12 mars e gjithë Shqipëria në kryengritje
09/03 15:18
Top Channel/ “Nuk ka kushte për arrestim e Ballukut”, Manja: SPAK të vazhdojë hetimin
09/03 15:15
Top Channel/ PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Rama: Prokurorët po na fyejnë inteligjencën
09/03 15:15
Top Channel/ Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij
09/03 13:21
Top Channel/ ‘Shqipëria hyri në platformat e basteve’, Berisha: Shqiptarët do triumfojnë para…
09/03 13:08
Top Channel/ ‘E kam paralajmëruar se Rama nuk dorëzohet para drejtësisë’. Berisha: Vendimtare fjala…
09/03 13:05
Top Channel/ ‘Sovrani të thotë fjalën e tij’, Berisha: Kam qenë kritik ndaj drejtësisë por…
09/03 13:00
Top Channel/ ‘Shqiptarët nuk do pajtohen me vendimin e Ramës për Ballukun’, Berisha: Të gjithë…
09/03 12:59
Top Channel/ ‘Rama ka dorën e zezë mbi çdo tender’, Berisha: Ai shkatërroi portin e Durrësit…
09/03 12:56
Top Channel/ ‘Rama bëri elegji për veten e tij dhe Ballukun’, Berisha: Mbrojti veten sepse…
09/03 12:55
Top Channel/ Gjyqi për Erion Veliajn, në GJKKO nis gjyqi në themel për kryebashkiakun e Tiranës
09/03 12:49
Top Channel/ Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin e Ballukut, ishte ankuar para se të shkarkohej
09/03 12:49
Top Channel/ “Balluku nuk hetohet për korrupsion”, Rama: S’ka akuzë për vjedhje, vetëm disa mesazhe
09/03 12:48
Top Channel/ ‘Gratë socialiste janë fyer në Kuvend’, Kushi: Rezolutë kundër dhunës dhe…
09/03 12:38
Top Channel/“Prokurorët të armatosen me prova”,Rama i prerë:Me votën tone s’ka arrestim për Ballukun
09/03 12:31
Top Channel/‘E vlerësoj të drejtën e prokurorit’, Rama:Falenderoj Ballukun, i uroj fatin që meriton
09/03 12:16
DIGITALB DIGITALB