Si përfaqësuese e Shqipërisë, Besa Kokëdhima performoi mbrëmjen e djeshme, në skenën e gjysmëfinales së dytë të edicionit të 68-të të Eurosong 2024 që mbahet në Malmo të Suedisë. Besa Kokëdhima ishte e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues. Kënga e saj “Zemrën n’dorë” triumfoi në Festivalin e Fundvitit përmes votave të publikut dhe propozohet në Festivalin Europian të Këngës me titullin “Titan”. Gazetar: Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj