Eksperti për ekonominë, Bardhi Sejdarasi, analizoi në Top Talk Economy rekordin e ri të të ardhurave që sollën emigrantët në 2025 në vendin tonë. Ai u ndal tek paqja fiskale, përfshirë rritjen e investimeve të huaja. Eksperti Sejdarasi u ndal gjatë pjesës së dytë të programit tek fondet për bujqësinë, çfarë planesh do të ketë për fermerët. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni