Në 30-vjetorin e saj, Efi Dhedhes vjen në podcast me një rrëfim ekskluziv që shkon përtej historisë personale dhe kthehet në një mesazh për shumë të rinj. Një bisedë për suksesin, pasiguritë dhe momentet e errëta që shpesh fshihen pas imazhit perfekt në rrjetet sociale. Pas Instagramit dhe ngjyrave të filtrave ka një realitet krejt tjetër nga ai që shfaqet online. Efi vendosi ta tregojë hapur, pa filtra. Ndiqeni Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.