Kjo melodi është melodia e himnit të kompuzuar nga Palok Kurti në vitin 1914. Ky himn ka hyrë në historinë e arkivit të përpjekjeve të kompoizitorëve shqiptar për të krijuar një himn kombëtar me autorësi të plotë shqiptare. Muzikologu Sokol Shupo që e prezanton në emision deklaron se partitura e himnit të Palok Kurtit ruhet në gjendje shumë të mire dhe është me një kaligrafi të shkëlqyer ashtu si e ka lënë kompozitori Palok Kurti. Partitura luhet në piano nga Alban Male.