Ky himn është kënduar në vitin 1913, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shkodrës. Studiuesi Sokol Shupo deklaron se ky himn konsiderohet si himni I parë me autorësi të plotë shqiptare, i kompozuar nga Lec Kurti dhe autori I tekstit të himnit është Gjergj Fishta. Varianti I himnit të Lec Kurtit që po dëgjoni është kënduar nga Konvikti I Stigmatinevet në Shkodër dhe I regjistruar në diskun “His Master’s Voice: Flamuri I Shqypnis” në vitin 1922 nga shtëpia diskografike The Gramophone C(Czechoslovakia) Limited. Aktorja TInka Kurti e ka pasur këtë disk në arkivin e saj.