Një projektligj i propozuar në New York do të gjobisë këmbësorët të cilët kalojnë rrugën duke përdorur telefonin. Shumica e njerëzve kalojnë në vijat e bardha ose në segmente të tjera të rrugës teksa shkruajnë mesazhe apo dërguar email-e, duke rrezikuar kështu jo vetëm veten por edhe të tjerët. Gjoba fillestare e propozuar kap vlerën e 25-50 dollarë por nëse ky rast përsëritet brenda 18 muajve gjoba shkon deri në 250 dollarë.