Parlamenti u kthye në punë. Shkallët i ngjitën sërish edhe ata që nga shtatori nuk do të jenë më pjesë e tryezave vendimarrëse. Në Kuvend u rikthyen edhe demokratët. Jo me protesta. As me pankarta. Por me një plan: të denoncojë ato që ata i cilësojnë krimet zgjedhore të 11 majit. Këtë strategji të demokratëve, mazhoranca e ndaloi menjëherë. Kërkesa për debat jashtë rendit të ditës u rrëzua me votë. Ajo që u pa sot me gjasë do të jetë edhe panorama e Parlamentit të ri që do të nisë nga shtatori, me ndryshimin se një pjesë e madhe e aktorëve politikë kryesisht në rradhët e mazhorancës do të jenë rifreskuar. Edhe pse kanë folur për hapa ekstretë deri tek greva e urisë, demokratët nuk kanë asnjë vendimarrje konkrete për të ashpërsuar qëndrimet e tyre ndaj institucioneve. Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma