Ditët e para të vitit 2024 kanë nisur kryesisht në Tiranë me ndëshkimin me gjobë deri në 1 mijë lekë të këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sidomos kalimin në vijat e bardha apo dritën e kuqe të semaforit të kuq. Qytetarët që nuk respektojnë semaforin apo kalimin në vijat e bardha tashmë ndëshkohen me 1 mijë lekë. Kur kapen duke kryer shkelje, këmbësorët gjobiten dhe u merret karta identitetit. Dokumenti identifikues u rikthehet në momentin që kryhet shlyerja e gjobës. Në rastet kur këmbësorët nuk kanë me vete një dokument identifikues, ato shoqërohen në komisariat. Gazetar: Kristo Kote