"Burg në fundjavë", kjo është një nga nismat e fundit që Ministria e Drejtësisë ka konceptuar në kuadër të Kodit të Ri Penal që është duke punuar. Ministria e Drejtësisë po konsultohet me ekspertë në fushën e së drejtësisë, madje ka nisur edhe me publikimin e draftit të përgatitur nga grupet e punës, që i paraprin konsultimit publik. Ajo që është interesante dhe risi për vendin tonë në draftin e publikuar është dënimi me burg gjatë fundjavës i të rinjve deri në 21 vjeç, për krime që kanë si dënim deri në 3 vjet heqje lirie. Gazetar: Orest Floku