Nënshkruhet marrëveshja me Italinë, Rama: Të mos mbetemi mbrapa në garantimin e vaksinës
20/11/2020 13:42

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar Italian, Luigi Di Maio, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij më një sërë falënderimesh ndaj vendit fqinj dhe qeverisë së saj, sa i takon ndihmës së dhënë në tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, vitin e shkuar. Në konferencën ku u nënshkrua marrëveshja për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm, Rama u ndal edhe te situata aktuale e pandemisë. “Një falënderim për trupat fantastike të mbrojtjes civile italiane që reaguan në mënyrë të rrufeshme ndaj nevojës sonë për ndihmë dhe u gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë njerëzish. Nga ana tjetër nuk mund të mos e kujtoj këtu më mirënjohje edhe përfshirjen të ministrit Di Maio dhe Conte-s për të garantuar një mbështetje të jashtëzakonshme për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve, ku Italia ishte jo vetëm me fjalë po edhe me vepra në krye të radhës së vendeve mike që u rreshtuan krah për krah Shqipërisë. Sot ndajmë së bashku edhe eksperiencën që po ndan gjithë botë, të jashtëzakonshme që po sprovon gjithë botën, të përballjes me armikun e padukshëm, virusin Covid-19 dhe dëshiroj ta falenderoj ministrin dhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje, BE është vënë në lëvizje dhe vendet po krijojnë edhe partneritetet dhe Italia falë kësaj lidhjeje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, por falë edhe kryeministrit dhe ministrit është pranë nesh siç është edhe Bashkimi Evropian pranë Ballkanit perëndimor në mënyrë që vendet e rajonit tonë të mos mbeten mbrapa në garantimin e vaksinës për personelin mjekësor dhe sipas radhës, por në një kohë sa më të shpejtë për mësuesit, forcat e policisë, të gjithë popullin në vijim. Kemi folur me ministrin edhe për temën e bashkëpunimit, 10 vjet si sot është nënshkruar deklarata e partneriteti strategjik dhe duam ta institucionalizojmë më tej duke nxitur dialogun në funksion të temave të posaçme dhe tema për të cilën do anagazhohemi është tema e partneritetit në lidhje me planin e investimeve për Ballkanin, transport infrastrukturë, energji dhe dixhitalizim dhe në dy shtyllat e para Italia ka ekspertizën e çmuar në arenën ndërkombëtare dhe ka edhe vullnetin për të qenë pranë nesh. Dua ta falenderoj ministrin personalisht sepse pavarësisht se nuk kam asnjë arsye që të harroj angazhimin edhe të paraardhësve të tij realisht është i angazhuar jo thjesht politikisht, por edhe personalisht për të qenë një avokat i shkëlqyer i integrimit evropian të Shqipërisë, të Ballkanit perëndimor.

Top Channel/ “Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Kumbaro
19/03 15:39
Top Channel/ Ministri Demo: Komisioni për Territorialen vijon punën, reforma do të hartohet
19/03 15:33
Top Channel/ Stërvitjet serbe pranë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes: Shqipëria garanton…
19/03 15:29
Top Channel/Projektligji i PD për zbritjen me 45 lekë të naftës, ministri Karakaçi rrëzon propozimin
19/03 15:28
Top Channel/ Nis lufta politike për naftën! PD ligj për heqjen e taksave. Qeveria refuzon
19/03 15:04
Top Channel/ Berisha në takimin e PPE, flet kundër Ramës dhe për mbështetje në rritje për opozitën
19/03 12:16
Top Channel/ PD tregon si ulet çmimi i naftës, paraqet propozim për ndryshimin e taksave
19/03 12:10
Top Channel/ Peleshi në Gjermani, PD ankohet/ Vizita në Bundestag, debat për delegacionin
19/03 12:06
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të ngremë zërin, sytë e partnerëve janë te ne
19/03 11:01
Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
Top Channel/ “Nuk jemi në kushte të krijimit të bordit për naftën”, Ibrahimaj: Po monitorojmë
18/03 14:10
Top Channel/ “Nafta është rritur në bursë”, Rama: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore
18/03 13:54
DIGITALB DIGITALB