TRAFIKANTËT E DROGËS BËHEN KRIJUES NË DET Trafikantët e drogës, ndër vite, janë bërë gjithnjë e më shumë krijues në lojën hapa dollapa me organet e rendit. Nga fshehja e kokainës në banane, djath, apo qofte, në paruke, goma makinash apo dërrasë sërfi, e deri tek konteinerët e mëdhenj... Ruben Navarrete, një kapiten i marinës meksikane në shtetin perëndimor të Michoakanit, thotë se të gjithë ata që janë të angazhuar në trafikun e narkotikëve, mund të kufizohen nga një gjë e vetme; imagjinata e tyre. Dhe një seri konfiskimesh, kohët e fundit, kanë treguar se trafikantët po bëhen gjithnjë e më shpikës me vendet ku i fshehin substancat e ndaluara...