Bagëti e Bujqësi, kësaj here në Top Channel do të sjell historinë e një djali të ri mjek veterinar, nga Mokra të cilit në moshën 27 vjeçare i ndryshoi jeta fare rastësisht. Sandri Xhambazi, shtatë vite më parë vendosi të martohej me Violën, në atë kohë në xhep ai kishte vetëm 2 mijë lekë të reja në xhep dhe hyri në një dyqan këpucësh për të blerë këpucët që i duheshin në ditën më të rëndësishme të jetës. Një shitës I panjohur fare rastësisht I thotë që sëbashku mund të ndërtojnë një kompani vezësh, ditën e parë që porosin pulat për këtë kompani shitësi u zhduk. Në atë kohë i zhytyr mes borxheve Sandri nuk u tërhoq por hapi pularinë dhe kështu lindi kompani e vezëve që mban emrin e djalit të tij Veza Savio, një kompani e cila tani furnizon me vezë Tiranën, Durrësin dhe Kavajën, por që sëshpjeti do të zgjerohet edhe në vendet e rajonit. Sandri pas shumë krizash ekonomike arriti që të mbaj në këmbë këtë kompani, ku sipas tij është fati i djalit, Savioa. Pas kësaj histori gazetarja Rudina Muça, udhëtoi në fshatn Vithkuq të Korçës, një mrekulli jo vetëm se ishte zbardhur i gjithë fshati nga dëbora por sepse aty kishte kaq shumë histori për tu rrëfyer, të rinj që nuk e braktisin këtë fshat pasi u kish dhënë mundësinë të jetonin mirë, gra të moshuara të cilat ruajnë me aq fanatizëm traditën e zahirëve e në fund pas gjithë punëve i ftohti në Vithkuq përballohet me muzikë dhe serenata Korçare. #vezasavio #korçë #vithkuq #serenata #blegtoria #fermer #tradita #zahire #serenata #bujqësia #sandrixhambrazi #rudinamuça #topchannel #mokra #pularia #vezë