Mëngjesin e 18 marsit( dje) Leta Koçi, 42 vjeçe nga fshati Tapizë i Krujës lindi në banesë fëmijën e saj të 6-të, por ndryshe nga 5 fëmijët e tjerë, këtë foshnje e reja dyshohet se e futi në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin Tapizë. Nëna e 3 vajzave dhe dy djemve ku më i madhi 20 vjeç, dëshmon për efektivët se foshnja kishte lindur e pa jetë dhe se askush nuk e dinte për shtatzëninë e saj madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë. Por policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe te familjarëve të tjerë dhe për këtë po bëhen verifikime.