Nëna, dhunë “kafshërore” ndaj vajzës së mitur, përse nuk kishte larë enët – 20 Janar 2020, Pjesa 2
20/01/2020 21:23

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme. Njëherë përse kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër përse luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte përse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet. Në këtë rast, sipas videos që transmetoi Fiks Fare, nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën. Më pas, e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë. Vajza i drejtohet disa herë që ta lërë, madje i thotë se “do të vras veten”. Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili i vuri në dispozicion emisionit Fiks Fare regjistrime audio dhe video, që faktonin pikërisht dhunën çnjerëzore ndaj të miturës. Në këto regjistrime, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon gjithë kohës. “Pse, mësove! Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, që le enët pa larë” i thotë vazhdimisht, teksa e qëllon, ndërsa më pas e kërcënon: Do të qeth, do të bëj zero flokun”. Sipas denoncuesit, dhuna ka qenë sistematike. Por ai ka faktuar vetëm dhunën e datës 2 shtator 2019. Në dhjetëra episode, nëna vazhdimisht dhunon vajzën, madje flet edhe me fjalë rruge në prani të të dy fëmijëve. “Dil çik përjashta, më ha k… ça do njoftosh ti” i thotë ajo bashkëjetuesit, ndërsa vijon “dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon”. Ndërkohë, në një regjistrim tjetër, nëna i drejtohet vajzës që të mos qajë se “të thera, aty të vdesësh”. Regjistrimet vijojnë me sharje dhe ofendime të tjera, teksa i thotë se “do të therë, moj bushtër. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend”. Dhe, gjatë këtyre sharjeve dhe mallkimeve, vazhdonte ta qëllonte. “Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtër” vijon ajo. Në disa raste njerku ka tentuar që të ndalë këtë dhunë, por është konfliktuar pikërisht me bashkëjetuesen. “Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Ty kam për ta q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti” i thotë ajo në sytë e dy fëmijëve, ndërsa në një rast tjetër e ofendon rëndë dhe tenton që ta qëllojë me telefon. “Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri” i thotë nëna vajzës, ndërsa e kërcënon se do ta mbajë të mbyllur.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Prill 2026
03/04 21:01
Monitorime/ Çfarë fshehin brenda çantës femrat? Diçka që nuk duhet të mungojë kurrë
03/04 21:00
Rruga e frikës në Torovicë! Shkëmbinjtë kërcënojnë jetën e banorëve, Fiksi zgjidh problemin – Fiks Fare
03/04 20:45
Zbërthehen beratasit! Pse u thonë ‘mistreca’ dhe ç’është ‘ngordhi dhia në Velabisht’?! – Fiks Fare
03/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Prill 2026
02/04 21:01
Monitorime/ Sherr në studio, Albatros do i çojë Burimit kokrrat e … – Fiks Fare
02/04 21:00
24 vjet pa kanalizime! Banorët në Ravonik ‘Po mbytemi nga fekalet!’ – Fiks Fare
02/04 20:45
Nëse Amerika largohet nga NATO, kush do të na mbrojë? – Fiks Fare
02/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Prill 2026
01/04 21:01
Monitorime/ Janë ‘Plakat’, ‘Qafsha plakën’ apo ‘Të martofsha plakën’?! – Fiks Fare
01/04 21:00
Skandal me pronat/ Eksperti ‘zhduk’ 100 m² nga ekspertiza, mjaftohet me “Lapus” – Fiks Fare
01/04 20:45
Qytetarët protestojnë për hallet e tyre apo për rikthimin e Berishës në pushtet? – Fiks Fare
01/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Mars 2026
31/03 20:50
Realitet i dhimbshëm/ Qytetarët shpërthejnë me video për rrugët, HEC-et dhe ujin e pijshëm! – Fiks Fare
31/03 20:45
‘Vezë e domate kundër Ramës!’ Vetëm me dhunë do të fitojë Berisha? – Fiks Fare
31/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01
Monitorime/ Kujdes! Laptopi në prehër dëmton testikujt e meshkujve – Fiks Fare
30/03 21:00
7 muaj pa përgjigje për pensionin, ISSH lëviz vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare!
30/03 20:45
Çfarë do ndodhte nëse Rama dhe Berisha ndërronin drejtimin e partive? – Fiks Fare
30/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01