Sot është arritur ekstradimi i Behar Bajrit në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Bajri do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”. Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Interpolit në një kohë shumë të shpejtë u arrit ekstradimi ku një ndër personat më të rrezikshëm do të vihet para drejtësisë. Bajri erdhi me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Franca në Aeroportin e Rinasit. Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj