Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të hapin sot takimet e Këshillit Evropian ku do të diskutohen çështjet më me rëndësi për unionin. Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga temat kryesore të takimit, me fokus raportin e Komisionit Evropian ku rekomandohet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.