Të lumshin duart” është rubrika më e re në “E Diell”. Në moderimin e kësaj rubrike do të jetë Beniada Nishani e cila do të shoqërohet edhe nga fëmijët e vegjël. Misioni I tyre do të jetë që bashkë me të ftuarin e javës tja dalin me sukses të gatuajnë recetën e dhënë. Këtë javë e ftuara e kësaj rubrike do të jetë Neada Muçaj, moderatorja e Wake Up e cila do të tregoj detaje nga fëmijëria e saj, një fëmijëri mes bullizmit dhe vështirësive. Tanimë ajo është pjesë e Wake Up dhe një figurë shumë e dashur për publikun, e cila na zgjon çdo mëngjes me zërin e saj. Moderatore: Beniada Nishani E ftuar: Neada Muçaj