Zona e Dumrese njihet për kultivimin e duhanit, por zhgënjimi vit pas viti nga kompani monopol që luanin me çmimet, zhgënjyen fermerin i cili tashmë duhet se po teston kultura të reja. Teksa përshkon zonën e Dumrese që nga Cerriku e deri në Belsh të ze syri ara të mbushura me lule blu. Fermerët thonë se këto janë bimë mjekësore të cilat ata po provojnë t’i kultivojnë për të mbajtur familjet e tyre. Të zhgënjyer për shumë vite me radhë, fermerët e Dumresë shfaqen mosbesues edhe për këtë kulturë të re të cilën po e testojnë prej 2 vitesh.