28-vjeçari Klajdi Prendi u ekzekutua pak pas mesnatës në kryeqytet, me plumb në kokë dhe gjoks. Viktima është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi. Ai u qëllua me armë me silenciator, ndërsa në spital është dërguar nga miqtë e tij. Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës, teksa mendohet se u përket autorëve.