Shpesh herë jemi bërë dëshmitarë të autoambulancave që vonohen në raste aksidenti apo të ndonjë emergjence, si pasojë e trafikut në kryeqytet. Sot, moderatori i “Në shtëpinë tonë” Flori ka bërë një simulim duke testuar kohën që i duhet atuoambulancës, nga mbërritja në vendngjarje deri në dërgimin e pacientit në QSUT, duke u përballur me trafikun në Tiranë.