Kurset e kërcimit janë sot ndër më të preferuarat e brezit të ri, e sidomos ato të rrymës Hip Hop. Stela, moderatorja e emisionit “Në shtëpinë tonë”, vizitoi koreografin Andi Murrja, drejtuesin e një nga grupeve më të mëdha të kërcimit në Shqipëri për të mësuar më tepër rreth këtij profili të shëndetshëm e fort argëtues.