Lini është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit te Ohrit, 22 kilometra nga qyteti i Pogradecit, një fshat interesant dhe më piktoresk në Shqipëri. Ai, i vendosur në një kodër të bukur buzë liqenit të Pogradecit, zgjon kuriozitetin e çdo udhëtari apo turisti që udhëton në rrugën Qafë Thanë – Pogradec, e cila kalon fare pranë fshatit.