Janë të shumta vlerat ushqyese të shegës së egër dhe nënprodukteve të saj. Sot do të flasim për vajin që përftohet nga farat, i cili konsumohet për shëndetin e zemrës, për forcimin e kockave dhe për t'i shtuar organizmit tonë antioksidantë të fuqishëm. Vaji i shegës së egër përdoret për përdorim të brendshëm, për të cilat flet mjeku popullor Ylli Merja dhe gjithashtu për shëndetin e lëkurës dhe flokëve, ku ekspertja e biokozmetikës Anxhela Panxhi na sugjeron disa maska dhe përdorime të thjeshta dhe efikase.