Midhjet konsiderohen si e ardhmja e industrisë së produkteve të detit në Shqipëri. Vitet e fundit po kultivohen midhje edhe në Shëngjin, përveç se në Butrint. Ndërsa në botë, Kina është një nga prodhuesit më të mëdhenj, ku në vitin 2005 ka mbuluar 40 % të tregut botëror. Në Europë midhjet janë kultivuar prej vitesh, Spanja renditet si lider në këtë industri.