I shtrirë pranë bregut të liqenit të Ohrit, Struga është qyteti më i populluar turistik në Republikën e Maqedonisë. Në mes të qytetit kalon lumi Drin i Zi, karakteristikë e tij është se ky lumë i ndan qytetarët e Strugës në toskë dhe gegë. Gazetari Valon Gashi sjell një reportazh për qytetin e ngjalave apo te urave siç është quajtur ndryshe.