"Në shtëpinë tonë" vijnë sërish gurët natyralë por këtë herë në bizhuteri të ndryshme si byrzylykë për femra dhe meshkuj, unaza dhe varse. Stilistja e realizimit të aksesorëve artizanalë me gurë natyralë, Fjorza Mullai, me anë të këtij materiali tregon tendencat, kombinimet dhe domethëniet e secilës bizhu me gurë natyralë që ne duam të posedojmë.