Farërat e ndryshme kanë veti të ndryshe dhe jo të gjitha asimilohen njëlloj nga organizmi ynë. Psh, shumë njerëz e konsumojnë tërshërën si një drith për mëngjes, por nga mjekët natyropatë këshillohet që kjo gjë të mos bëhet pasi tërshëra është një ushqim shumë i vështirë për aparatin tretës. Ata këshillojnë që vlerat ushqyese të farërave të ndryshme të përftohen më mirë në formën e filizave.