Agrodolce është një salcë e ëmbël dhe e thartë e krijuar në kuzhinën italiane. Emri i saj vjen nga fjala ( agro) i thartë dhe ( dolce) i ëmbël. Agrodolce krijohet duke bashkuar elementët e thartë dhe të ëmbël, tradicionalisht uthull dhe sheqer, ndonjëherë shtohen shije të tjera, si verë, mjaltë, fruta apo çokollatë.