Korça është një qytet që i dhuron publikut shfaqje thuajse çdo javë, e rikonstruksioni i teatrit “Andon Zako Çajupi”, tashmë ka bërë që aty të vijnë shfaqje edhe nga artistë ndërkombëtarë… Ky teatër, i ri për nga pamja dhe infrastruktura por i vjetër në histori, ka bërë që qytetit të bukur në juglindje të Shqipërisë, t’i shtohet edhe një vlerë më shumë për turistët vendas dhe të huaj.