Vetëm 25 kilometra larg Tiranës ndodhet fshati Pëllumbas. Ky fshat është bërë i njohur falë shpellës së zezë dhe lumit të Erzenit. Sipas studimeve shpella e zezë mund të jetë krijuar para 4-5 milion vitesh. Ajo është një ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Europë. Kjo shpellë sot është kthyer në një pikë shumë të frekuentuar nga turistë të huaj dhe vendas.