Pazari i vjetër në Korçë është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Karakterizohet nga ndërtesa përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Sot ky pazar është i restauruar komplet ku zhvillohen shumë aktivitete kulturore dhe ka nje tërheqje shumë të madhe të vizitorëve.