Kumbulla shahine është një ndër frutat e para të pranverës, por falë vlerave ushqyese dhe shijes së athët përdoret edhe në gatime të ndryshme. Shefi i kuzhinës Gëzim Musliaka shpjegon se si mund ta bëni pjesë të kuzhinës këtë frut. Ndërkohë blogerja e ushqimit Adeola ju sugjeron një recetë tradicionale nga Elbasani me mish qingji dhe kumbulla shahine.