“Në shtëpinë tonë” sjell 4 mënyra se si të gatuani një ndër produktet e stinës, preshin. Kuzhinieri Bedri Llanaj gatuan: sallatë me presh, antipastë me karkaleca dhe presh, risotto me presh dhe mish viçi me presh. Ndërkohë nutricionistja, Anila Kalleshi flet për recetat e gatuara dhe vlerat e preshit. Zbuloni se cilat janë mënyrat më të thjeshta, praktike dhe të shpejta për të gatuar me presh.