Është cilësuar si ushqimi që do të zhdukë urinë në botë, si dhurata e natyrës për të varfërit, është ushqimi i preferuar i romakëve, vjenezëve dhe së fundmi i francezëve... Po flasim për kërmillin. Në botë ka me mijëra lloje kërmijsh, por tre janë ndarjet kryesore: kërmijtë e tokës, të detit dhe të ujërave të ëmbla.