Kemi udhëtuar drejt bjeshkëve të Fushë Arrëzit, ku në mbi 1400 m nga niveli i detit kemi mbledhur fruta pylli. Gjatë udhëtimit tonë në mbledhjen e boronicave, mjedrave dhe dredhëzave na ka shoqëruar grumbulluesi Agustin Prendi ku na tregoi se mbledhja e frutave të pyllit është një mënyrë jetesë për banorët e zonës. Pas mbledhjes kemi ndjekur nga afër procesin e përpunimit por gjithashtu edhe receta me këto produkte. Na ndiqni në udhëtimin tonë!